Oops! Sorry!!


This site doesn't support Internet Explorer. Please use a modern browser like Chrome, Firefox or Edge.

067 312 2333

Akademia e gjuhëve të huaja profesionale e licensuar në Shqipëri. Mësime në grup dhe klasa private në çdo kohë, kudo!

Kontaktoni direkt me ne!

Cfarë ofron SIA ACADEMY?

Nëse po kërkoni një mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme për të mësuar një gjuhë të huaj, atëherë jeni në vendin e duhur. Ne ofrojmë kurse intensive dhe efektive, me një fokus të veçantë në marrëdhënien midis gjuhës dhe kulturës së shtetit përkatës.

Trajtim i veçantë për fëmijët!

Akademia jonë e gjuhëve të huaja është e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt dhe të MONITORUAR për fëmijët tanë të dashur.

Ne kemi një staf të trajnuar dhe të kualifikuar që siguron kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme për fëmijët gjatë orarit të tyre mësimor.

Akademia jonë kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve në mënyrë të veçantë dhe jemi gjithmonë të hapur për të dëgjuar nevojat dhe kërkesat e prindërve.

6 Arsye pse duhet të zgjedhni Akademinë e gjuhëve të huaja SIA [SIA ACADEMY]?

Mësues të kualifikuar

Mësuesit tanë janë të kualifikuar dhe kanë përvojë në mësimdhënien e gjuhës së huajë. Ata do t'ju ndihmojnë të përparoni në mënyrë efektive dhe të arrini qëllimet tuaja në gjuhën e huajë.

Kurse cilësore të gjuhës së huaj

Akademia jonë ofron kurse cilësore të gjuhës së huaj, me fokus në zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe përdorimit të gjuhës në mënyrë të saktë dhe efektive. 

Metoda mësimore inovative

Ne përdorim metoda mësimore inovative, duke përfshirë teknologjinë dhe materiale interaktive për të bërë mësimin më të larmishëm dhe tërheqës. 

Kursi i personalizuar

Ne ofrojmë kurse të personalizuara që i përshtaten nevojave dhe qëllimeve tuaja të mësimit të gjuhës së huajë.

Përvojë e shkëlqyer klientit

Ne jemi të përkushtuar për të ofruar një përvojë të shkëlqyer të klientit, duke garantuar një marrëveshje të drejtë dhe të qartë, një shërbim të ndershëm dhe efektiv dhe këshilla të ndjeshme dhe të përdorshme për përmirësimin e aftësive tuaja në botën e gjuhëve të huaja. 

Fleksibilitet në orare

Ne kemi një orar fleksibël dhe mundësi për t'u përshtatur me kohën dhe vendin e zgjedhur nga ju, duke bërë mësimdhënien më të lehtë dhe të përshtatshme për ju. 

Akademia e gjuhëve të huaja SIA Academy

Akademia Sia është një qendër e kurseve të gjuhëve të huaja, e specializuar në ofrimin e trajnimeve cilësore dhe të personalizuara. Pika e fortë e akademisë është besueshmëria jonë, pasi sigurojmë që të gjithë studentët tanë të kenë një përvojë të shkëlqyer gjatë mësimdhënies dhe të ndjehen të të vlerësuar gjatë gjithë kohës që janë të përfshirë në programet tona. 

100%

Të plotësuar

24/7

Mbështetje

500+

Studentë të lumtur

Disa VLERESIME nga studentët tanë të kënaqur!

"Blerina është më e mira! Mesuesja më e mirë e anglishtes që kam pasur ndonjëherë. Kursi i saj është shumë i organizuar dhe informativ, ndihma dhe vëmendja që merrni është jashtëzakonisht mbresëlënëse. Regjistrohuni tani dhe nuk do të ndiheni kurrë të zhgënjyer!"

Mami Teonit

Inxhiniere Informatike

"Kur u regjistrova në kursin e Blerinës, kisha shumë dyshime. Por sa herë që mbaroj një leksion, jam më e sigurtë se regjistrimi im ishte një zgjedhje e mrekullueshme. Blerina është një mesuese fantastike dhe kursi i saj është shumë i strukturuar dhe i lehtë për t'u ndjekur."

Teodora L.

Specialiste Marketingu

"Kursi i Blerinës është i pasur me informacione dhe është i përshtatshëm për studentët e të gjitha niveleve. Blerina ka një talent të rrallë për të shpjeguar të gjitha konceptet në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Nuk do të kishit mundur të gjenit një mesuese më të mirë se ajo!

Ibrahim F.

Kordinator Transporti

"Blerina është një mësuese e shkëlqyeshme dhe kursi i saj është thjesht fantastik. Ajo është shumë e përkushtuar ndaj studentëve dhe punon shumë me ne për të na ndihmuar të arrinim qëllimet tona në gjuhësi. Nëse jeni të vendosur të mesoni anglishten, Blerina është zgjedhja e duhur për ju!"

Tina M.

Arkitekte

"Kur u regjistrova në kursin e Blerinës, isha nervoze dhe me dyshime nëse do të isha në gjendje t'a përballoja. Por Blerina është mëse e aftë të ndihmojë studentët në çdo nivel. Kursi është i pasur me materiale të dobishme dhe mësoni anglishten në mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme.

Teodora L.

Përfaqësuese shitjesh

"Blerina është një mësuese e shkëlqyeshme. Gjithmonë shpjegon me kujdes dhe zgjedh mënyrën më të mirë për të na ndihmuar të mësojmë më mirë. Kurset e saj janë të strukturuara mirë dhe përshtaten me nivelin e çdo studenti. Në të vërtetë, më ndihmoi shumë në përgatitjen e një interviste pune në anglisht.

Ledio K.

Kordinator

Pyetje të shpeshta(FAQS)

1. Sa zgjat një nivel gjuhe?

-Nivelet kanë kohëzgjatje të ndryshme në varësi të moshës.

-Nivelet e femijeve zgjasin 4-5 muaj

-Nivelet e adoleshenteve fillojne nga 4 muaj ne nivelin A1 deri ne 8 muaj ne nivelin B2-C1

-Kurset graduale te cilat zhvillohen dy here ne muaj zgjasin  6-7 muaj mesatarisht

-Kurset intensive të cilat zhvillohen tre here ne muaj zgjasin 4-5 muaj mesatarisht


2. Cila është metoda me të cilën punohet?

SIA ACADEMY bashkëpunon me shtepitë botuese më prestigjoze si:

-Expres Publishing

-Hachette

-Macmilla

-Edilingua

-Klett

-Eli Edizioni etj.


3.Kush eshte stafi/mesuesi që jep mësim ?

SIA ACADEMY ka mësues me përvojë të gjatë në mësimdhenie të cilët janë ekspertë në fushat e tyre. Bashkëpunimi profesional e ka ndihmuar SIA ACADEMY të arrij cilësinë në edukim.

4. Sa nxënës ka grupi?

Në çdo grup ka 4-12 nxënës.

5. Sa herë në javë është kursi?

Seancat mësimore për fëmijë zhvillohen 2 herë në javë nga 90 minuta. Programet e të rriturve realizohen me ritmin 2 – 5 herë në javë, sipas kërkesës së studentëve.

6. Si janë ambientet?

Mjediset ku zhvillohet mësimi janë me ndriçim natyral, të bollshme dhe të rehatshme. Ato janë të përshtatura për të rritur dhe fëmijë, secila klasë është e pajisur me tabela interactive. SIA ACADEMY njihet për mjedis shumë miqësor dhe të dashur pune për stafin dhe nxënësit ku të gjithë vijnë dhe rikthehen me shumë dëshirë dhe respekt për njeri-tjetrin dhe institucionin..

7. Cfarë certifikate merret në perfundim të nivelit dhe nga kush njihet?

SIA ACADEMY është E licensuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes dhe certifikata e lëshuar pas përfundimit të nivelit njihet nga çdo institucion privat dhe shtetëror në rang kombëtar.

  • Location

  • Rruga Tanush Frashëri pas shkollës 9 vjeçare, Musine Kokalari.

    Ku ndodheni?
  • Orari

  • Hënë- Premte: 12 : 00 -  20 : 00 

    E Shtunë: 10 : 00 - 17 : 00

    E Dielë : Mbyllur

    Kërko takim!

    Akademia më e mirë e gjuhëve të huaja në Shqipëri! Anglisht/Gjermanisht/Frëngjisht/Italisht

    Follow Us On

    © 2023 Krijuar nga luleshtrydhja.com. All Rights Reserved.